Print this page
EURALIUS V
EURALIUS V

Aktiviteti Inagurues i EURALIUS-it V

13 Qershor 2018 |

Projekti EURALIUS V, i financuar nga Bashkimi Europian, shënoi fillimin e aktivitetit më 13 qershor 2018 në mjediset e ‘EUROPE HOUSE’ të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Shqipëri. Pjesëmarrësit ishin Z Christian Lange, Sekretar Shteti i Ministrisë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Zj Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë, Zj Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, si dhe Ambasadorët e Shteteve Anëtare dhe përfaqësuesit e gjyqësorit shqiptar.

Në mars 2018, IRZ-ja përmbylli me sukses projektin paraardhës EURALIUS IV dhe procedura e tenderimit për EURALIUS-in V fatmirësisht ishte e suksesshme kështu që EURALIUS-i V iu besua konsorciumit të drejtuar nga IRZ-ja. Për pasojë, qysh nga data 1 prill 2018, IRZ-ja po vijon punën e saj në Shqipëri në lidhje me reformën në drejtësi, që ka filluar qysh në gusht të vitit 2014.


Vlera e përgjithshme e kontratës së EURALIUS-it V është 7.5 milion Euro dhe kohëzgjatja është 36 muaj. Buxhetohet një ekip prej 40 anëtarësh personeli dhe ekspertësh nga të cilët shumica janë kontraktuar.


IRZ-ja vlerëson shumë që ka mundësinë për të vazhduar një bashkëpunim të mirë-vendosur me Dr Agnes Bernhard si Shefe Misioni, e cila e ka patur këtë pozicion edhe në EURALIUS-in IV. Partnerët e Konsorciumit - përveç atyre që ishin partnerë në projektin paraardhës EURALIUS IV - janë Qendra për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CILC/NL), Agjencia për Zhvillim Ekonomik (AED) dhe një anëtar i ri "Consiglio Superiore della Magistratura" (CSM) nga Italia.
EURALIUS-i V ka për detyrë të mbështesë më tej konsolidimin e përgjithshëm të reformës së filluar në drejtësi. Në lidhje me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, që u ngritën bazuar në kushtetutën e re dhe menjëherë pas kësaj me miratimin e paketave përkatëse legjislative, plani kohor fillestar deri tani nuk mund të zbatohej për shkaqe të ndryshme. Në këtë mënyrë, data e fillimit të EURALIUS-it V vjen në një fazë sensitive ku ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe vazhdimi i zbatimit të reformës në drejtësi është e paracaktuar në një masë të konsiderueshme nga procedurat në vazhdim të vetingut.
Pritet gjithashtu që të merret një vendim në lidhje me hapjen e mundshme të bisedimeve të aderimit në BE-së me Shqipërinë me rastin e Samitit të BE-së që do të zhvillohet më 28/29 qershor 2018 do të ketë një ndikim të konsiderueshëm mbi përpjekjet e përgjithshme për reformën në drejtësi si dhe me ecurinë e reformës.
Me një ekip tepër të motivuar dhe nën një drejtim të shkëlqyer, IRZ-ja do të japë më tej mbështetje të vlefshme për reformën tepër sfiduese por interesante në drejtësi në Shqipëri, që po konsiderohet si historike.

 

FaLang translation system by Faboba