Print this page
Mbledhja e Komitetit të Aktorëve të EURALIUS-it V

Mbledhja e Komitetit të Aktorëve të EURALIUS-it V

06 Korrik 2018 |

Më 6 qershor2018, EURALIUS-i V zhvilloi Mbledhjen e parë të Komitetit të Aktorëve në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri. Komiteti i Aktorëve mblodhi 14 përfaqësuesit të përfituesve kryesorë të projektit si:
Parlamenti/Komisioni i Ligjeve, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë. Prokuroria e Përgjithshme, Shkolla e Magjistraturës, Komisioni i Monitorimit në Drejtësi/Parlamenti dhe përfaqësuesit e lartë të dhomave kombëtare. Takimi, i kryesuar nga Shefja e Misionit të EURALIUS-it V, Dr. Agnes Bernhard, synonte prezantimin dhe diskutimin e konstatimeve të fazës së fillimit dhe planit të punës për 6 muajt në vijim. Zj Herbeck, Drejtuese Projekti e EURALIUS-it V, prezantoi shkurtimisht anëtarët e Konsorciumit të zgjeruar.


EURALIUS-i V do të ketë më shumë ekspertë për të asistuar institucionet përfituese shqiptare në sfera të ndryshme.

Zbatimi i reformës hyn në një fazë sensitive dhe Konsorciumi mirëpret një bashkëpunim të frytshëm me të gjithë përfituesit në tre vitet në vijim për ta shndërruar këtë në sukses.

FaLang translation system by Faboba