Print this page
Trajnim mbi disa ndryshime të Kodit të Procedurës Penale - “Gjyqtar i Seancës Paraprake”

Trajnim mbi disa ndryshime të Kodit të Procedurës Penale - “Gjyqtar i Seancës Paraprake”

01 Korrik 2019 |

Më 26-27 Qershor 2019, EURALIUS V në bashkëpunim me PAMECA V dhe Shkollën e Magjistraturës organizoi trajnimin e tretë mbi disa ndryshime të Kodit të Procedurës Penale “Gjyqtar i Seancës paraprake” (trajnimi i parë u organizua më 3 – 4 Dhjetor 2018 dhe i dyti më 3 Qershor 2019)

Ky trajnim pati një qasje praktike dhe ekspertët i drejtuan diskutimet në shembuj konkretë të organizimit të seancës paraprake. Gjithashtu, ekspertët e EURALIUS-it dhe PAMECA-s dhanë udhëzime mbi aspektet e interpretimit të ligjit dhe prezantuan praktikat e BE-së. Ekspertët nga Shkolla e Magjistraturës prezantuan ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale me focus gjyqtarin e seancës paraprake dhe eksperiencat në zbatimin e ndryshimeve të reja. Trajnimi u zhvillua në Tiranë dhe morën pjesë rreth 40 magjistratë dhe të diplomuar që treguan interes të lartë për temën dhe morën pjesë gjerësisht në diskutime.


FaLang translation system by Faboba