Print this page
Trajnim për Disa Ndryshime të Ligjit ‘Mbi Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëprmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë’

Trajnim për Disa Ndryshime të Ligjit ‘Mbi Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëprmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë’

16 Tetor 2019 |

Me datë 14 dhe 15 Tetor 2019, EURALIUS në bashkëpunim me PAMECA dhe Shkollën e Magjistraturës organizoi një trajnim dy ditor në Vlorë për Ligjin Anti-Mafia. Ky është trajnimi i parë rajonal që do të ndiqet dhe nga një trajnim tjetër në Shkodër në Nëntor 2019.
Gjatë trajnimit, Ekspertët e PAMECA prezantuan eksperiencën italiane të zbatimit të Ligjit Anti-Mafia. Ndërsa Ekspertët e EURALIUS dhanë udhëzime përsa i përket rasteve praktike të zbatimit të ligjit.
Ekspertët e Shkollës së Magjistraturës prezantuan përvojën shqiptare dhe përmirësime të mundëshme në efikasitetin e hetimeve si dhe interpretim dhe zbatim të Ligjit Anti-Mafia nga këndvështrimi i Gjykatës për Krime të Rënda.
Trajnimi u zhvullua në Vlorë dhe morën pjesë 40 magjistratë, të cilët treguan interes të lartë për temën dhe morën pjesë në diskutime.


FaLang translation system by Faboba