Print this page
Takim i gjyqtarëve për të diskutuar projekt-aktet e vlerësimit etik dhe profesional

Takim i gjyqtarëve për të diskutuar projekt-aktet e vlerësimit etik dhe profesional

05 Nentor 2019 |

Në datën 04 nëntor, EURALIUS mundësoi në emër të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) një tryezë të rrumbullakët me gjyqtarë të të gjithë niveleve në Republikën e Shqipërisë. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i projekt-akteve mbi vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve dhe mbledhja e kontributeve nga gjyqtarët për strukturën dhe përmbajtjen e (i) projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve, (ii) skemën e pikëve të pikëzimit metodologjinë përkatëse, si dhe (iii) draftet e formularëve standard të vlerësimit.

Pas fjales së mirëseardhjes nga Kryetarja e KLGJ-së, znj. Naurada Llagami, dhe shefes së projektit EURALIUS, Znj. Agnes Bernhard, vijoi diskutimi midis pjesëmarrësve i drejtuar nga anëtarët e Komisionit për vlerësimin e etikës dhe veprimtarisë profesionale pranë KLGJ-së. Më shumë se 30 pjesëmarrës ishin të pranishëm, përfshirë gjyqtarë nga gjykatat e shkallës së parë dhe te apelit të jurisdiksionit të pergjithshëm dhe të posaçëm, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Gjyqtarëve, Unionit të Gjyqtarëve dhe Forumit të Grave Gjyqtare Shqiptare.
Në vijim të kontributit të percjellë nga pjesëmarrësit, KLGJ-ja pritet të diskutojë dhe të aprovojë aktet nënligjore mbi vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve brenda muajit nëntor.


FaLang translation system by Faboba