Print this page
Trajnim Trajnerësh për Zbatimin e Kurrikulës së Re

Trajnim Trajnerësh për Zbatimin e Kurrikulës së Re

06 Nentor 2019 |

EURALIUS në bashkëpunim me Qendrën Studimore Hollandeze për Gjyqësorin (Dutch Study Centre for the Judiciary (SSR)) dhe Shkollën e Magjistraturës organizuan një trajnim dy-ditor me temë ‘Trajnim Trajnerësh për Zbatimin e Kurrikulës së Re për Formimin Fillestar’.
Në këtë trajnim morën pjesë pedagogë të jashtëm dhe ekspertë të jashtëm të Shkollës që janë angazhuar në mësimdhënie në formimin fillestar.

 EURALIUS bëri një prezantim të risive të kurrikulës. Ekspertët e EURALIUS dhe SSR parashtruan mënyrën se si duhet kuptuar kompetencat (aftësitë) e reja të magjistratit, se si mund të integrohen në kurrikulë vlerat themelore të gjyqësorit: paanësia, pavarësia, integriteti, autonomia, ekspertiza. Më tej, pjesëmarrësit diskutuan për mënyrat e ndërhyrjes, të pyetjes, të meta-komunikimit si dhe ato të dëgjimit (komunikimi dhe transparenca).


FaLang translation system by Faboba