Print this page
Trajnim për Disa Ndryshime të Ligjit ‘Mbi Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë’

Trajnim për Disa Ndryshime të Ligjit ‘Mbi Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë’

20 Nentor 2019 |

Me datë 18 dhe 19 nëntor 2019, EURALIUS në bashkëpunim me PAMECA dhe Shkollën e Magjistraturës organizoi një trajnim dy ditor në Shkodër për Ligjin Anti-Mafia. Ky është trajnimi i dytë rajonal i paraprirë nga trajnimi për Ligjin Anti-Mafia i mbajtur në Vlorë në tetor 2019.

Gjatë trajnimit, Ekspertët e PAMECA prezantuan eksperiencën italiane të zbatimit të Ligjit Anti-Mafia. Ndërsa Ekspertët e EURALIUS dhanë udhëzime përsa i përket rasteve praktike të zbatimit të ligjit.
Ekspertët e Shkollës së Magjistraturës prezantuan përvojën shqiptare dhe përmirësime të mundëshme në efikasitetin e hetimeve si dhe interpretim dhe zbatim të Ligjit Anti-Mafia nga këndvështrimi i Gjykatës për Krime të Rënda.
Trajnimi u zhvullua në Shkodër dhe morën pjesë 30 magjistratë, të cilët treguan interes të lartë për temën dhe morën pjesë në diskutime.


FaLang translation system by Faboba