Print this page
Trajnim ‘Aspekte të procedurës civile me ndikim në rritjen e efektivitetit të gjykimit civil’

Trajnim ‘Aspekte të procedurës civile me ndikim në rritjen e efektivitetit të gjykimit civil’

20 Dhjetor 2019 |

Në datat 10 - 11 dhe 12 - 13 dhjetor 2019 EURALIUS në bashkepunim me Shkollën e Magjistraturës dhe Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë organizoi dy trajnime mbi aspekte te procedures civile me ndikim ne rritjen e efektivitetit te gjykimit civil.

 Eksperti Ndërkombëtar afatshkurtër i EURALIUS, Dr. Ronald Rohrer, ish-President i Gjykatës së Lartë, Austri, mbajti një prezantim mbi efikasitetin dhe përshpejtimin e procedimeve.
Dr. Rohrer ka marrë pjesë në mbledhjet e Grupit të Punës që ka punuar për hartimin e amendimeve të Kodit të Procedurës Civile. Në këtë trajnim, ai shpjegoi disa nene të amenduara të Kodit të Procedurës Civile duke sjellë në vëmëndje dhe praktikat më të mira Europiane, gjë që solli diskutime të frytshme ndërmjet të pranishmëve.
Këto trajnime u mbajtën në Tiranë dhe morën pjesë 30 gjyqtarë dhe 50 avokatë.


FaLang translation system by Faboba