Print this page
Webinar për Komentarin Elektronik

Webinar për Komentarin Elektronik

20 Maj 2020 |

Më 14 dhe 15 maj 2020 EURALIUS në bashkëpunim me IRZ dhe Shkollën e Magjistraturës organizuan dy webinare me Autorë dhe Bordin Shkencor të Komentarit Elektronik.

Komentari Elektronik është një platformë për praktikantët e ligjit dhe të gjithë të interesuarit që të kuptojnë dhe të njohin ligjet e Reformës në Drejtësi. Është konceptuar nga EURALIUS IV dhe i është dhuruar Shkollës së Magjistraturës.
Më 14 maj 2020, webinari konsistoi në prezantimin e autorëve të rinj që janë duke komentuar nene nga Kodi i Procedurës Penale me metodat evropiane të komentimit dhe metodologjinë e Komentarit Elektronik. Ndërsa më 15 maj 2020, webinar u përqëndrua në mësimet e nxjerra nga Bordi Shkencor dhe Autorët që komentuan Ligjin për Statusin si dhe disa nene nga Kodi i Procedurës Penale. Të dy webinaret u ndoqën nga përfaqësuesit e Projektit Italian AICS / CSM që së bashku me IRZ po mbështesin Shkollën e Magjistraturës në komentimin e Ligjit për Statusin dhe disa neneve të Kodit të Procedurës Penale.


FaLang translation system by Faboba