Print this page
Trajnim mbi Ligjin Anti-Mafia

Trajnim mbi Ligjin Anti-Mafia

02 Qershor 2020 |

 Më 2 qershor 2020, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me EURALIUS, PAMECA dhe Projektin Italian AICS / CSM organizuan një trajnim online mbi Ligjin Anti-Mafia.

Gjatë trajnimit, eksperti ndërkombëtar i EURALIUS mbajti një prezantim mbi Ligjin Anti-Mafia në sipas përvojës së Gjykatës Supreme Italiane. Ndërsa eksperti i Projektit Italian AICS / CSM mbajti një prezantim për çështje praktike sipas përvojës italiane në zbatimin e Ligjit Anti-Mafia.
Ekspertë të Shkollës së Magjistraturës prezantuan përvojën shqiptare dhe përmirësimet në efikasitetin e hetimeve, si dhe interpretimin dhe zbatimin e Ligjit Anti-Mafia nga perspektiva e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Shkolla e Magjistraturës organizoi këtë trajnim në platformën e saj online. 30 magjistratë morën pjesë në trajnim duke treguar interes të lartë për temën dhe morën pjesë gjerësisht në diskutime.

 


FaLang translation system by Faboba