Print this page
Trajnimi i aplikantëve që përmbushin kriteret dhe synojnë të bëhen kandidatë magjistratë

Trajnimi i aplikantëve që përmbushin kriteret dhe synojnë të bëhen kandidatë magjistratë

09 Qershor 2020 |

Në vijim të traditës së krijuar vitin e kaluar, Misioni EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës organizuan, në datat 8 dhe 9 Qershor 2020, disa sesione trajnimesh me aplikantët që përmbushin kriteret dhe synojnë të bëhen kandidat magjistrat. Trajnimet u organizuar në ambientet e reja të Shkollës dhe paralelisht online në përputhje me standartet e kujdesit shëndetësor në fuqi për efekt të Covid-19. Pjesa e parë e sesionit përmbante një prezantim me disa aspekte të testit elektronik (scantron). Në pjesën e dytë, ekspertët e EURALIUS prezantuan këshilla për një provim hyrës të suksesshëm me shembuj nga tezat e mëparshme të të drejtës penale. Pjesëmarrësit treguan interes të lartë dhe morën pjesë aktivisht në diskutimet.


FaLang translation system by Faboba