Print this page
Trajnim mbi Lidershipin dhe Zhvillimin e Menaxhimit

Trajnim mbi Lidershipin dhe Zhvillimin e Menaxhimit

07 Korrik 2020 |

Më 2 dhe 3 korrik 2020, EURALIUS organizoi një trajnimin online për Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë, me tematikën: “Lidershipi dhe Zhvillimi i Menaxhimit”.

Gjatë trajnimit, eksperti ndërkombëtar i EURALIUS, z. Arnie Skelton, mbajti tre prezantime gjysmëditore mbi sugjerimet praktike për minimizimin e më pas trajtimin me efikasitet të ngarkesës së punës, menaxhimin e kohës dhe prioritizimin, duke ofruar mjete të thjeshtë, por efikas, të cilët janë të lehtë për t’u përdorur për të ulur presionin e punës. Ky trajnim u organizua për stafin drejtues të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët demonstruan interes të lartë për tematikat dhe morën pjesë gjerësisht në diskutime.
Trajnimi u organizua online, duke respektuar në këtë mënyrë standardet e sigurisë për shëndetin, të cilat janë aktualisht në fuqi për shkak të COVID-19.


FaLang translation system by Faboba