Print this page
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kryen seancen e parë dëgjimore në distancë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kryen seancen e parë dëgjimore në distancë

08 Dhjetor 2020 |

Përhapja e COVID-19 ka shkaktuar sfida të mëdha për funksionimin në çdo aspekt të shoqërisë. Një fushë, në të cilën ndikimet janë ndier qartazi është në proceset gjyqësore në Shqipëri.
EURALIUS, ka reaguar ndaj sfidave të paprecedenta të shkaktuara nga pandemia, duke promovuar dhe duke ofruar pajisjet dhe udhëzimet e nevojshme për seancat gjyqësore në distancë.

Me 7 dhjetor 2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kreu seancën e parë dëgjimore në distancë duke përdorur teknologjinë dhe ndihmën e ofruar nga EURALIUS. Dymbëdhjetë gjyqtarë, të cilët kanë shprehur interesin për të kryer seanca dëgjimore në distancë, si dhe tridhjetë sekretarë gjyqësorë janë trajnuar nga EURALIUS për përdorimin e kësaj teknologjie.

Të gjitha gjykatat në Shqipëri janë inkurajuar të përdorin seancat dëgjimore në distancë, kur është e mundur. Organizimi i seancave dëgjimore në distancë gjatë pandemisë së COVID-19 është veçanërisht e rëndësishme për të ruajtur shtetin e së drejtës dhe aksesin në drejtësi, duke garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
Në këtë aspekt, EURALIUS po përgatit teknologjinë për t’i realizuar këto seanca dëgjimore në të gjitha gjykatat shqiptare.


FaLang translation system by Faboba