Print this page
Seance dëgjimore në distancë

Seance dëgjimore në distancë

22 Dhjetor 2020 |

Seancat dëgjimore në distancë EURALIUS, një projekt i financuar nga BE, i është përgjigjur sfidave të paprecedenta të shkaktuara nga pandemia, duke promovuar dhe ofruar pajisjet e nevojshme për gjykatat, si edhe udhëzime për grupet e interesit për seancat dëgjimore në distancë me anë të përdorimit të teknologjisë me video.

Akti Normativ respektiv parashikon bazën e nevojshme ligjore.

Gjykata e Lezhës, një nga gjykatat e para të pajisura me teknologjinë e videos nga EURALIUS, ka demonstruar gatishmërinë për t’u përshtatur me mënyrat e reja të të punuarit.

Në periudhën Prill-Nëntor 2020, Gjykata e Lezhës realizoi 420 seanca dëgjimore në distancë.

EURALIUS aktualisht po ofron teknologjinë për t’i mundësuar këto seanca në të gjitha gjykatat shqiptare. Përdorimi i seancave dëgjimore në distancë thekson rëndësinë për të qenë të përkushtuar ndaj efiçencës, aksesueshmërisë dhe transparencës për të gjitha palët e përfshira, teksa inkorporohet teknologjia në sistemin gjyqësor, si në kontekstin e emergjencës aktuale edhe përtej kësaj situate.


FaLang translation system by Faboba