Print this page
Rritja e eficiencës në Gjykatat e Shkallës së Parë

Rritja e eficiencës në Gjykatat e Shkallës së Parë

29 Janar 2021 |

Misioni EURALIUS po asiston aktualisht Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) në lidhje me rritjen e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë. Për këtë qëllim, EURALIUS në bashkëpunim me KLGJ ka hartuar disa aktivitete që do të pilotohen në muajt e ardhshëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Në datën 27 Janar 2021, u mbajt një takim lancues për këtë nisme me pjesëmarrjen e Ekspertevë EURALIUS, anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Planifikimit Strategjik si dhe përfaqësues të gjykatave të pilotuara. Aktivitet do të fokusohen në problematikat që hasin gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë në lidhje me urdhërat e ekzekutimit, standartizimin e veprimtarisë të administrimit gjyqësor në çështje civile dhe realizimin e suksesshëm të njoftimeve të palëve.


FaLang translation system by Faboba