Print this page
EURALIUS dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë hapin një seri trainimesh me Inspektorët e rinj

EURALIUS dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë hapin një seri trainimesh me Inspektorët e rinj

25 Shkurt 2021 |

Më 24 Shkurt 2021, EURALIUS, në bashkëpunim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD), çelën një seri trainimesh për inspektorët e sapoemëruar, me qëllim prezantimin e sistemit disiplinor për gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e Këshillave, siç parashikohet në legjislacioin kombëtar nën dritën e standardeve Europiane. Trainimi pati një qasje praktike dhe gjithpërfshirëse dhe u vlerësua shumë nga pjesëmarrësit, të cilët e konsideruan atë një insturument të rëndësishëm për zbatimin e unifikuar të dispozitave dhe standardizimin e praktikave.

EURALIUS theksoi rolin kritik të ILD në systemin gjyqësor. Një nga objektivat kryesore të reformës ishte rritja e llogaridhënies së funksionarëve të drejtësisë. Proçesi i vettingut si një masë e rëndësishme në këtë drejtim do të mbetet një mekanizëm i zbatuar vetëm një herë, ndërkohë që një organ i pavarur disiplinor do të sigurojë që sistemi të ruajë standarde të larta të integritetit dhe profesionalizmit si dhe të rifitojë besimin e publikut.
Dy trainime të tjera janë planifikuar të zhvillohen në javët në vazhdim.”


FaLang translation system by Faboba