Print this page
Katër gjyqtarë të promovuar në Gjykatën e Lartë

Katër gjyqtarë të promovuar në Gjykatën e Lartë

24 Mars 2021 |

Më 24 Mars, një ceremoni përurimi u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Lartë në nder të katër anëtarëve të sapoemëruar të gjykatave, Gjyqtarët Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Përfaqësuesit e EURALIUS ishin të ftuar në këtë event dhe shprehën gatishmërinë e projektit për të vazhduar mbështetjen mbi organizimin dhe performancën efikase të Gjykatës së Lartë.

 

EURALIUS ka mbështetur Gjykatën e Lartë dhe përfituesit e tjerë në përpunimin e ndryshimeve të miratuara së fundmi të Kodeve Procedurale si dhe të Ligjit për Statusin dhe Ligjit për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, me qëllim harmonizimin dhe lehtësimin e procedurave të gjykimit në Gjykatën e Lartë, për të garantuar mënyrën e duhur e ofrimit të drejtësisë, duke ruajtur një proces të plotë dhe transparent.

EURALIUS do të vazhdojë të ndihmojë Gjykatën e Lartë në forcimin e rolit të saj si një Gjykatë Kasacioni, si dhe në organizimin e saj të brendshëm dhe vazhdimësinë e punës, veçanërisht në ngritjen dhe konsolidimin e strukturave të brendshme, të krijuara gjatë procesit të reformës në drejtësi, ndër të cilat kryesore janë Njësia Ligjore dhe Qendra e Dokumentimit, sipas praktikave dhe modeleve më të mira ndërkombëtare.


FaLang translation system by Faboba