Print this page
Trajnim “Hetimi proaktiv kundër korrupsionit, krimit financiar dhe prokurimeve publike”

Trajnim “Hetimi proaktiv kundër korrupsionit, krimit financiar dhe prokurimeve publike”

29 Mars 2021 |

Më 23-24 mars 2021, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, Projektin Italian CSM/AICS dhe PAMECA V organizuan një trajnim onlinë online mbi hetimin proaktiv kundër korrupsionit, krimit financiar dhe prokurimeve publike.Çështje konkrete të një rasti të nivelit të lartë të korrupsionit, çështja FIMI MEDIA, u prezantua nga Eksperti Afatshkurtër i EURALIUS dhe njëherësh prokuror pranë Prokurorisë Publike Evropiane. Prezantimi fokusohej në mënyra proaktive të hetimit të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë si dhe hetimi i keqpërdorimit të prokurirmit publik në kryerjen e një krimi financiar. Ndërsa Eksperti i PAMECA V prezantoi një pasqyrë e përgjithshme të mjeteve të reja të hetimit kundër veprave penale në lidhje me administratën publike, teknikat e hetimit proaktiv, roli dhe detyrat e agjentit në mbulim, si dhe sistemin Italian të sinjalizuesëve krahasuar me sistemi shqiptar. Një temë tjetër për të cilën gjyqtarët dhe prokurorët shprehen interes ishte një vështim nga jurisprudenca e GJEDNJ mbi teknikat e posaçme të hetimit parandalues prezantuar nga një ekspertët e Shkollës së Magjistraturës. Ky trajnim u ndoq nga 25 magjistratë dhe shërbeu për të shkëmbyer përvojën vendase me atë ndërkombëtare për ofrimin e hetimeve efikase dhe të pavarura, duke përdorur teknika të reja hetimi si dhe instrumentët dhe metodologji konkrete për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar.


FaLang translation system by Faboba