Print this page
SPAK Gjykata e Shkallës se Pare - Seancat dëgjimore në distance

SPAK Gjykata e Shkallës se Pare - Seancat dëgjimore në distance

12 Maj 2021 |

EURALIUS, një projekt i financuar nga BE ka përfunduar konfigurimin e pajisjeve të nevojshme për seancat degjimore në distancë për Gjykatën e Shkallës së Parë të SPAK. Për shkak të kufizimeve të COVID-19, anëtarët e shtypit si dhe publiku i gjerë nuk janë në gjendje të marrin pjesë në seancat gjyqësore. Si e tillë, Gjykata e Shkallës së Parë SPAK aktualisht po përballet me një numrër të konsiderueshëm të pyetjeve të marra nga anëtarët e shtypit.

Një akt përkatës normativ siguron bazën e nevojshme ligjore për seancat në distancë.

Gjatë javës së ardhshme, EURALIUS do të ofrojë një trajnim për gjyqtarët dhe stafin tjetër të Gjykatës së Shkallës së Parë SPAK mbi përdorimin e kësaj platforme. Pajisjet do të lehtësojnë gjykatën në trajtimin e kërkesave që merren nga anëtarët e shtypit si pasojë e kufizimeve të COVID-19. Për më tepër, EURALIUS i ka siguruar Këshillit të Lartë Gjyqësor teknologjinë për të lehtësuar seanca të tilla në të gjitha Gjykatat Shqiptare. Qasjet për seancat në distancë theksojnë rëndësinë e mbetjes së përkushtuar ndaj efikasitetit, aksesit dhe transparencës për të gjitha palët e përfshira kur inkorporojnë teknologjinë në sistemin gjyqësor, si në kontekstin e gjendjes së tanishme emergjente dhe më gjerë.

 


FaLang translation system by Faboba