Print this page
Trajnim mbi Inspektimet tematike dhe institucionale të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Trajnim mbi Inspektimet tematike dhe institucionale të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

24 Maj 2021 |

EURALIUS dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) organizuan një trajnim dy ditor në Korçë në datat 20 dhe 21 Maj 2021 me fokus ngritjen e kapaciteteve dhe konsolidimin e institucionit. Në këtë trajnim morën gjithashtu pjesë përfaqësues të OPDAT. 

Objekti i trajnimit ishte përpunimi i metodologjisë për inspektimet tematike dhe institucionale. Gjatë trajnimit u preznatuan dhe u diskutuan temat e mëposhtëme: 

  • Kuadri Ligjor për inspektimet tematike dhe institucionale të Gjykatave dhe Prokurorive
  • Mësimet e nxjerra nga inspektimet e institucioneve të mëparëshme të inspektimit në Shqipëri
  • Praktikat më të mira dhe standardet ndërkombëtare për inspektimet tematike dhe institucionale
  • Propozime për fusha konkrete ku mund të kryhen inspektime tematike dhe institucionale

Trajnimi u mbyll me identifikimin e elementeve të inspektimit specifik tematik / institucional që do të kryhet nga ILD në muajt në vijim". 


FaLang translation system by Faboba