Print this page
Trajnimet e specializimit për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit vazhdojnë

Trajnimet e specializimit për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit vazhdojnë

30 Qershor 2021 |

EURALIUS vazhdon bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit për të ofruar një seri trajnimesh specializimi për stafin e Drejtorisë, duke u përqendruar në prezantimin praktik dhe diskutimin e temave me interes për procesin e hartimit dhe përafrimit të legjislacionit.

Duke u mbështetur në temat e trajtuara më parë, EURALIUS organizoi trajnimin mbi Interpretimin e legjislacionit vendas më 2 qershor 2021, duke prezantuar pjesëmarrësit me rregullat formale për interpretimin e legjislacionit dhe specifikat në teknikë legjislative dhe interpretimin e legjislacionin fiskal dhe buxhetor, të ndjekura nga ushtrime praktike për ushtrimin e metodave të ndryshme.

Më 11 qershor 2021, EURALIUS organizoi trajnimin mbi Interpretimin e legjislacionit së BE-së, duke përfshirë prezantimin e specifikave të Interpretimit të legjislacionit së BE-së, si dhe pasojat e interpretimit të gabuar të legjislacionit së BE-së nga ligjvënësi, si dhe ushtrime praktike mbi praktikën gjyqësore të GJEDNJ.

Më 16 dhe 17 qershor 2021, EURALIUS organizoi trajnimin për Kontrollin e Kushtetutshmërisë, me fokus në të Drejtat Themelore, ku u prezantuan përgjegjësia e departamentit të kodifikimit në procesin e hartimit - përvoja gjermane dhe shqiptare - si dhe parimet më të rëndësishme kushtetuese në hartimin e legjislacionit dhe një listë-kontrolli praktike për kontrollin e përputhshmërisë së akteve normative me kushtetutën dhe standardet e të drejtave të njeriut, të pasuara nga diskutime në punë në grupe.

Më 23 qershor 2021, EURALIUS organizoi trajnimin mbi kontrollin e përputhshmërisë me acquis të BE-së, me një fokus në Tabelat e Përputhshmërisë (ToP) dhe procesin e shqyrtimit paraprak për fushat e gjyqësorit, të drejtat e njeriut dhe anti-korrupsionin. Trajnimi u përqendrua në kategoritë e akteve ligjore të BE-së dhe transpozimin e tyre në ligjin kombëtar, si dhe prezantimin e modeleve të ToP dhe udhëzimeve praktike dhe ushtrimeve për plotësimin e këtyre tabelave.

Më 28 qershor 2021, EURALIUS organizoi trajnimin mbi pajtueshmërinë midis Ligjit Kombëtar dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare, duke prezantuar e Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe statusin e tyre në rendin e brendshëm ligjor, specifikat e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në sferën e legjislacionit penal, si dhe diskutime praktike lidhur me konventat, traktatet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në sferën penale.

Pjesëmarrësit e trajnimeve janë shprehur se trajnimet kanë qenë janë informuese dhe interaktive, ku ka pasur mundësi të mjaftueshme për të zhvilluar më tej kuptimin e tyre për aspektet e ndryshme të hartimit dhe përafrimit të legjislacionit, si dhe për të diskutuar në mënyrë të hapur dhe kolegjiale temat me interes për veprimtarinë e tyre profesionale.


FaLang translation system by Faboba