EURALIUS IV ended on 31 March 2018.
EURALIUS V started on 1 April 2018.
The new EURALIUS V website is under construction.

Më 18-19 Janar 2018, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës organizoi një workshop dy ditor për mentorimin. Në këtë workshop morën pjesë 37 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët po mentorojnë kandidatët magjistratë të vitit të tretë të trajnimit fillestar, ose do të jenë mentorë të brezave të ardhshëm.
Z. Toni Gogu, anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse. Ai përmendi rëndësinë e mentorit të mirë, i cili është udhëheqës dhe shembull me influencë të përhershme tek i mentoruari.
Trajnimi u moderua nga Z. Sokol Berberi, Profesor në Shkollën e Magjistraturës. Ekspertët Ndërkombëtarë të EURALIUS Z. Dragomir Yordanov dhe Z. Jorge Obach mbajtën prezantime mbi aftësitë e gjyqtarit, vlerësimin e aftësive sipas qasjeve nga vende të ndryshme Europiane. Gjatë workshopit pati diskutime të frytshme për zgjidhje të mundshme për organizimin e mentorimit në Shqipëri dhe për vlerësimin e kandidatëve magjistratë dhe aktiviteteve të mentorimit.

Kalendari i aktiviteteve

Prill 2020
D H M M E P Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30