EURALIUS IV ended on 31 March 2018.
EURALIUS V started on 1 April 2018.
The new EURALIUS V website is under construction.

Më 20, 21, 23 Mars 2018, EURALIUS në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë organizoi tre trajnime mbi “Risitë e ndryshimeve të Kodit të Procedurës Civile për rritjen e efektivitetit të gjykimit civil”. Eksperti Ndërkombëtar afatshkurtër i EURALIUS, Dr. Ronald Rohrer, ish-zëvëndës President i Gjykatës së Lartë, Austri, mbajti një prezantim mbi efikasitetin dhe përshpejtimin e procedimeve. Dr. Rohrer ka marrë pjesë në mbledhjet e Grupit të Punës që ka punuar për hartimin e amendimeve të Kodit të Procedurës Civile. Në këtë trajnim, ai shpjegoi disa nene të amenduara të Kodit të Procedurës Civile duke sjellë në vëmëndje dhe praktikat më të mira Europiane, gjë që solli diskutime të frytshme ndërmjet avokatëve.
Ekspertët shqiptarë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë mbajtën prezantime mbi Juridiksionin Civil, Urdhërin e caktimit të seancës gjyqësore nga Prof. Asoc. Dr. Flutura Kola Tafaj; Veprimet paraprake, Njoftimet e akteve nga Prof. Dashamir Kore; dhe Seanca përgatitore, Seanca gjyqësore nga Prof. Vangjel Kosta.
Këto trajnime u zhvilluan në Tiranë, Durrës dhe Elbasan ku morën pjesë 200 avokatë të cilët treguan interes për temat e zhvilluara dhe morën pjesë në diskutime.

Kalendari i aktiviteteve

Prill 2020
D H M M E P Sh
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30