"Jam e lumtur që dëshironi të merrni informacion në lidhje me këtë projekt.

Në këtë faqe do të gjeni informacion të pasur dhe të nevojshëm. Në seksionin Rreth Nesh do të gjeni informacion në lidhje me stafin, atë çka ne bëjmë si dhe kontaktet tona. Administrata e projektit është e vendosur në Ministrinë e Drejtësisë. Stafi qendror i përbërë anëtarë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të projektit punojnë së bashku me bashkëpunëtorët shqiptarë në Ministrinë e Drejtësisë, në Parlament, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorinë e Përjgithshme, Gjykatën e Lartë, gjyqtarë dhe prokurorë, me Shkollën e Magjistraturës si dhe me avokatë dhe noterë. Reforma e rëndësishme në gjyqësor është vetëm një nga 40 aktivitetet e projektit.

Mos humbisni mundësinë të vizitoni librarinë tone, ku janë publikuar një sërë ligjesh të konsoliduar në shqip dhe anglisht. Lista referuese përmban mjetet e nevojshme të kërkimit.

Uroj të gjeni informacionin e kërkuar në këtë faqe.

Ju lutem mos hezitoni të kontaktoni EURALIUS nëse kërkoni informacion të mëtejshëm."

Dr. Agnes Bernhard, Shefe Misioni