EURALIUS dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë hapin një seri trainimesh me Inspektorët e rinj
Më 24 Shkurt 2021, EURALIUS, në bashkëpunim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD), çelën një seri trainimesh për inspektorët e sapoemëruar, me qëllim prezantimin e sistemit disiplinor për gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e Këshillave, siç parashikohet në legjislacioin kombëtar nën dritën e standardeve Europiane. Trainimi pati një qasje praktike dhe gjithpërfshirëse dhe u vlerësua shumë nga pjesëmarrësit, të cilët e konsideruan atë një insturument të rëndësishëm për zbatimin e unifikuar të dispozitave dhe standardizimin e praktikave.