EURALIUS në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit organizon një seri trajnimesh specializimi për nëpunësit e Drejtorisë, të cilat përqendrohen në temat e mëposhtme:
- Kontrollimi i kushtetutshmërisë – Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese
- Teknika legjislative
- Interpretimi i ligjit vendas, dhe specifikat e ligjit fiskal
- Interpretimi i ligjit të BE-së
- Akte nënligjore dhe akte të tjera administrative
- Kontrollimi i kushtetutshmërisë - Të drejtat themelore
- Pajtueshmëria e ligjit kombëtar me marrëveshjet ndërkombëtare