Më 15 Korrik 2021, EURALIUS organizoi një aktivitet për shpërndarjen e çertifikatave stafit të ILD-së të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në disa veprimtari të përbashkëta gjatë 2021. Drejtuesja e EURALIUS-it, Znj. Agnes Bernhard theksoi bashkëpunimin e frytshëm mes EURALIUS-it dhe ILD-së dhe shpërndau çertifikata për njohjen e meritave, për punonjësit e ILD-së të cilët janë angazhuar si trajnues në veprimtaritë e trajnimit të EURALIUS-it dhe atyre të cilët kanë dhënë kontributin e tyre si bashkë autor të Manualit mbi hetimet disiplinore.
Tryezë e Rrumbullakët mes ILD, KLGJ, KLP mbi Standartet e Procedimeve Disiplinore
Më 7 korrik 2021, EURALIUS organizoi dhe lehtësoi një tryezë të rrumbullakët për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte garantimi, për institucionet kompetente për përgjegjësinë disiplinore të magjistratëve, i një platforme për të diskutuar problematikat e përbashkëta, për të krijuar një mirëkuptim të përbashkët mbi interpretimin uniform të ligjit dhe për të siguruar standarde uniforme. Kjo ngjarje synoi gjithashtu të nxisë krijimin e mekanizmit të bashkëpunimit të institucionalizuar, të lehtësojë diskutime të frytshme dhe të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat, pyetjet dhe shqetësimet e përbashkëta.
Pjesëmarrësit i kërkuan EURALIUS-it të vazhdojë të angazhohet me këtë iniciativë të mirë dhe identifikuan tema të mëtejshme për t'u diskutuar në ngjarjet e ardhshme, të cilat parashikohen të mbahen në Shtator.
RREGULLORJA E BRENDSHME E ILD
EURALIUS ndoqi dhe kontribuoi në tryezën e punës të organizuar nga ILD me të gjithë pjestarët e stafit për të diskutuar projekt rregulloren e brendshme të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Çdo anëtar i stafit dhe të gjitha njësitë organizative patën mundësinë të jepnin kontributin e tyre në kuadrin rregullator.
Tryeza e punës u përmbyll me marrëveshjen mbi çështjet që duhet të trajtohen ende në mënyrë që të finalizohet ky akt themelor i institucionit. Në tryezën e punës mori pjesë edhe OPDAT.
EURALIUS përgëzon ILD-në për qasjen gjithëpërfshirëse, cilësinë e lartë të produktit dhe është i bindur se kjo do të nxisë mirë-funksionimin e institucionit.