Më 7 korrik 2021, EURALIUS organizoi dhe lehtësoi një tryezë të rrumbullakët për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte garantimi, për institucionet kompetente për përgjegjësinë disiplinore të magjistratëve, i një platforme për të diskutuar problematikat e përbashkëta, për të krijuar një mirëkuptim të përbashkët mbi interpretimin uniform të ligjit dhe për të siguruar standarde uniforme. Kjo ngjarje synoi gjithashtu të nxisë krijimin e mekanizmit të bashkëpunimit të institucionalizuar, të lehtësojë diskutime të frytshme dhe të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat, pyetjet dhe shqetësimet e përbashkëta.
Pjesëmarrësit i kërkuan EURALIUS-it të vazhdojë të angazhohet me këtë iniciativë të mirë dhe identifikuan tema të mëtejshme për t'u diskutuar në ngjarjet e ardhshme, të cilat parashikohen të mbahen në Shtator.