Me qëllim rritjen e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit, EURALIUS në bashkëpunim me KLGJ-në organizoi në data 18 dhe 20 Tetor 2021, dy sesione bashkëbisedimi (shkëmbimi idesh) me përkatësisht gjyqtarë të këtyre niveleve në lidhje me rritjen e eficiencës në gjykatat shqiptare. Konkretisht, këto evente ofruan forumin e përshtatshëm të diskutimeve për të eksploruar hapat/masat e mundshme të karakterit organizativ, legjislativ dhe metodave të punës që ç'lirojnë gjyqtarin nga ngarkesat.
Tryezë pune mbi Kodin e Etikës së Prokurorëve
EURALIUS u ftua të merrte pjesë dhe të lehtësonte pjesën e dytë të seminarit të organizuar nga OPDAT për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) për të diskutuar projektin e Kodit të etikës dhe rregullave të sjelljes së prokurorëve. Tryeza e punës u zhvillua më 14 tetor 2021 dhe siguroi një platformë për të diskutuar në detaje përmbajtjen dhe përcaktimet e projekt Kodit. Kjo tryezë pune është një hap i rëndësishëm drejt finalizimit dhe miratimit të Kodit të etikës dhe rregullave të sjelljes së prokurorëve nga KLP.
Tryezë Rrumbullake për koordinimin e institucioneve të qeverisjes së drejtësisë dhe organeve të vetingut
Më 12 tetor 2021 EURALIUS lehtësoi tryezën e dytë të rrumbullakët për përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Tryeza e Rrumbullakët kishte për qëllim sigurimin e një platforme komunikimi dhe koordinimi midis institucioneve të qeverisjes së drejtësisë dhe organeve të vetingut, për çështje me interes të përbashkët. Gjatë diskutimeve të frytshme u arritën marrëveshje për mekanizmat koordinues. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (IMO) dhe OPDAT".
Ceremonia për dhënien e certifikatave të trajnimit
Më 11 tetor në ambientet e Ministrisë së Drejtrësisë u mbajt një pritje dhe ceremoni për dhënien e Certifikatave të Trajnimit për pjesëmarrësit nga Ministri i Drejtësisë dhe Drejtuesja e Ekipit të EURALIUS. Ceremonia shënoi kulmimin e ciklit të trajnimeve specializuese për stafin e Drejtorisë së Kodifikimit në MD.