Trajnim mbi Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar

Trajnim mbi Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar

Më 27 Nëntor 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, PAMECA dhe Projektin Italian AICS / CSM organizuan një trajnim online mbi Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar. Trajnimi u ndoq nga rreth 25 gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Speciale të cilët diskutuan gjerësisht problemet e zbatimit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Ekspertët e EURALIUS prezantuan një përmbledhje të kornizës ligjore për Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar, duke u përqëndruar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane, EUROJUST, Rrjetit Gjyqësor Evropian dhe Prokurorit Publik Evropian. Trajnimi shërbeu jo vetëm për të shkëmbyer pikëpamje dhe përvojë praktike mbi zbatimin e Bashkëpunimit Gjyqësor Ndërkombëtar, por gjithashtu për të theksuar disa çështje që hasin gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë në punën e tyre të përditshme.

Lexo më shumë...

Trajnim për kancelarët në detyrë të prokurorive për ‘Menaxhimi i Prokurorive - Përgjegjësitë dhe bashkëpunimi midis drejtuesit të prokurorisë dhe kancelarit’

Trajnim për kancelarët në detyrë të prokurorive për ‘Menaxhimi i Prokurorive - Përgjegjësitë dhe bashkëpunimi midis drejtuesit të prokurorisë dhe kancelarit’

Më 19 - 20 Nëntor 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës organizuan dy ditë trajnim online për kancelarët në detyrë të zyrave të prokurorive mbi ‘Menaxhimi i Prokurorisë - Përgjegjësitë dhe bashkëpunimi midis drejtuesit të prokurorisë dhe kancelarit’. Gjatë ditës së parë të trajnimit u diskutuan tema mbi menaxhimin e zyrave të prokurorisë duke theksuar standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare në këtë drejtim. Ndërsa, ditën e dytë në fokus të diskutimeve ishte drejtuesi i prokurorisë dhe  bashkëpunimi me kancelarin. Pjesëmarrësit sollën shembuj të detyrave të tyre të përditshme dhe diskutuan mundësitë për të rritur efikasitetin e punës duke përcaktuar më mirë përgjegjësitë e drejtuesit të prokurorisë dhe kancelarit në lidhje me administrimin e një zyre prokurorie. Për më tepër, ky trajnim shërbeu si panel i diskutimit të nevojave për trajnim fillestar dhe të vazhdueshëm për kancelarët e prokurorive dhe pasqyrimi i këtyre nevojave në modulet e programeve mësimore për kancelarët e prokurorive.

Lexo më shumë...

Trajnim mbi Komunikimin Publik dhe Rrjetet Sociale

Trajnim mbi Komunikimin Publik dhe Rrjetet Sociale

Më 4 Nëntor 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Projektin Italian AICS / CSM organizoi një trajnim online për stafin administrativ të Shkollës së Magjistraturës për Komunikimin Publik dhe Rrjetet Sociale. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit treguan interes të lartë për temën dhe morën pjesë në diskutim duke kontribuar në zgjidhjen e çështjeve praktike. Trajnimi u ndoq nga i gjithë stafi administrativ i Shkollës së Magjistraturës. Ky është trajnimi i tretë i ofruar në kuadër të rritjes së kapaciteteve të stafit administrativ të Shkollës së Magjistraturës.

Lexo më shumë...

Trajnim mbi gjykimin me marrëveshje

Trajnim mbi gjykimin me marrëveshje

Më 28 tetor, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, PAMECA dhe Projektin Italian AICS / CSM organizuan një trajnim online mbi gjykimin me marrëveshjen. Trajnimi u ndoq nga 20 gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Speciale të cilët diskutuan gjerësisht problemet e zbatimit të gjykimit me marrëveshje në praktikën gjyqësore.

EURALIUS paraqiti një përmbledhje të kornizës ligjore për gjykimin me marrëveshjen, kryesisht ndryshimet dhe ngjashmëritë e vendeve të BE me ata jasht Unionit, duke u përqëndruar më shumë në sistemin kroat dhe veçoritë e tij. Gjykimi me marrëveshjen sipas praktikës gjyqësore të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (neni 6), veçanërisht parimi i ligjshmërisë dhe pozicioni i viktimës u prezantuan nga Ekspertët e EURALIUS.

Trajnimi shërbeu jo vetëm për të shkëmbyer pikëpamje dhe përvojë praktike mbi zbatimin e gjykimit me marrëveshje, por gjithashtu shërbeu për të theksuar disa çështje që gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë hasin në punën e tyre të përditshme.

Lexo më shumë...

Trajnim mbi hetimin e pavarur dhe teknikat e hetimit

Trajnim mbi hetimin e pavarur dhe teknikat e hetimit

Më 22 Tetor 2020 EURALIUS në bashkëpunim me SoM, PAMECA dhe Projektin Italian AICS / CSM organizuan një trajnim online mbi hetimin e pavarur dhe teknikat e hetimit. Temat më të rëndësishme për që u diskutuar në këtë trajnim ishin hetimet proaktive, bashkëpunimi ndërkombëtar gjatë hetimit të krimeve transnacionale, përparësitë e përdorimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit, kompetenca e tyre dhe funksionimi në territoret e secilës palë. Një marrëveshje model për krijimin e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore u nda gjithashtu me pjesëmarrësit. Ky trajnim shërbeu për të ndarë përvojën kombëtare dhe ndërkombëtare në kryerjen e hetimeve efikase dhe të pavarura duke aplikuar teknika të reja hetimi si dhe mjete e metodologji konkrete për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Trajnimi u ndoq nga 50 magjistratë.

Lexo më shumë...

Trajnim mbi Menaxhimin e Njohurive dhe Zhvillimin Organizativ

Trajnim mbi Menaxhimin e Njohurive dhe Zhvillimin Organizativ

Më 6 Tetor 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Projektin Italian AICS / CSM zhvilluan një trajnim për stafin administrativ të Shkollës së Magjistraturës për Menaxhimin e Njohurive dhe Zhvillimin Organizativ. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit treguan interes të lartë për temën dhe morën pjesë në diskutim duke kontribuar në zgjidhjen e çështjeve praktike për menaxhimin e një institucioni trajnues. Trajnimi u ndoq nga i gjithë stafi administrativ i Shkollës së Magjistraturës.

Lexo më shumë...
Subscribe to this RSS feed

Adresa

EURALIUS V
Ministria e Drejtësisë,
Bulevardi Zogu I,
Tiranë, Shqipëri

+355 4 2240 333
+355 68 8046 000
info@euralius.eu

Lajme të Fundit

Kjo faqe u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e partnerëve zbatues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e Bashkimit Europian’  

Copyright © Euralius V - Powered by 2LWEB.AL

Save
Cookies user prefences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Read more
euralius.eu