Seance dëgjimore në distancë

Seance dëgjimore në distancë

Seancat dëgjimore në distancë EURALIUS, një projekt i financuar nga BE, i është përgjigjur sfidave të paprecedenta të shkaktuara nga pandemia, duke promovuar dhe ofruar pajisjet e nevojshme për gjykatat, si edhe udhëzime për grupet e interesit për seancat dëgjimore në distancë me anë të përdorimit të teknologjisë me video.

Akti Normativ respektiv parashikon bazën e nevojshme ligjore.

Gjykata e Lezhës, një nga gjykatat e para të pajisura me teknologjinë e videos nga EURALIUS, ka demonstruar gatishmërinë për t’u përshtatur me mënyrat e reja të të punuarit.

Në periudhën Prill-Nëntor 2020, Gjykata e Lezhës realizoi 420 seanca dëgjimore në distancë.

EURALIUS aktualisht po ofron teknologjinë për t’i mundësuar këto seanca në të gjitha gjykatat shqiptare. Përdorimi i seancave dëgjimore në distancë thekson rëndësinë për të qenë të përkushtuar ndaj efiçencës, aksesueshmërisë dhe transparencës për të gjitha palët e përfshira, teksa inkorporohet teknologjia në sistemin gjyqësor, si në kontekstin e emergjencës aktuale edhe përtej kësaj situate.

Lexo më shumë...

Trajnim mbi Menaxhimin Strategjik të Kohës

Trajnim mbi Menaxhimin Strategjik të Kohës

Më 10 dhjetor 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Projektin Italian AICS / CSM organizoi një trajnim online për stafin administrativ të Shkollës së Magjistraturës për Menaxhimin Strategjik të Kohës. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit treguan interes të lartë për temën dhe morën pjesë në diskutime. Trajnimi u ndoq nga i gjithë stafi administrativ i Shkollës së Magjistraturës. Ky është trajnimi i katërt i ofruar në kuadër të rritjes së kapaciteteve të stafit administrativ të Shkollës së Magjistraturës.

Lexo më shumë...

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kryen seancen e parë dëgjimore në distancë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kryen seancen e parë dëgjimore në distancë

Përhapja e COVID-19 ka shkaktuar sfida të mëdha për funksionimin në çdo aspekt të shoqërisë. Një fushë, në të cilën ndikimet janë ndier qartazi është në proceset gjyqësore në Shqipëri.
EURALIUS, ka reaguar ndaj sfidave të paprecedenta të shkaktuara nga pandemia, duke promovuar dhe duke ofruar pajisjet dhe udhëzimet e nevojshme për seancat gjyqësore në distancë.

Me 7 dhjetor 2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kreu seancën e parë dëgjimore në distancë duke përdorur teknologjinë dhe ndihmën e ofruar nga EURALIUS. Dymbëdhjetë gjyqtarë, të cilët kanë shprehur interesin për të kryer seanca dëgjimore në distancë, si dhe tridhjetë sekretarë gjyqësorë janë trajnuar nga EURALIUS për përdorimin e kësaj teknologjie.

Të gjitha gjykatat në Shqipëri janë inkurajuar të përdorin seancat dëgjimore në distancë, kur është e mundur. Organizimi i seancave dëgjimore në distancë gjatë pandemisë së COVID-19 është veçanërisht e rëndësishme për të ruajtur shtetin e së drejtës dhe aksesin në drejtësi, duke garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
Në këtë aspekt, EURALIUS po përgatit teknologjinë për t’i realizuar këto seanca dëgjimore në të gjitha gjykatat shqiptare.

Lexo më shumë...
Subscribe to this RSS feed

Adresa

EURALIUS V
Ministria e Drejtësisë,
Bulevardi Zogu I,
Tiranë, Shqipëri

+355 4 2240 333
+355 68 8046 000
info@euralius.eu

Lajme të Fundit

Kjo faqe u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e partnerëve zbatues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e Bashkimit Europian’  

Copyright © Euralius V - Powered by 2LWEB.AL

Save
Cookies user prefences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Read more
euralius.eu