• Home
  • Të reja
  • News
  • Rritja e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit
Rritja e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit

Rritja e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit

Print Email

Me qëllim rritjen e eficiencës në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit, EURALIUS në bashkëpunim me KLGJ-në organizoi në data 18 dhe 20 Tetor 2021, dy sesione bashkëbisedimi (shkëmbimi idesh) me përkatësisht gjyqtarë të këtyre niveleve në lidhje me rritjen e eficiencës në gjykatat shqiptare. Konkretisht, këto evente ofruan forumin e përshtatshëm të diskutimeve për të eksploruar hapat/masat e mundshme të karakterit organizativ, legjislativ dhe metodave të punës që ç'lirojnë gjyqtarin nga ngarkesat.

Pilotimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë në fushën e urdhërave të ekzekutimit tregoi potencialin e rritjes së eficiencës nëpërmjet standartizimit të punës administrative-gjyqësore dhe delegimin e disa detyrave tek sekretaret gjyqësore. Nëpërmjet lehtësimit të punës së gjyqtarëve nga punët administrative, gjyqtarët do të kenë më shumë mundësi që të përqëndrohen në detyrat që lidhen me gjykimin e çështjes. Trajnimi dhe kualifikimi i stafit të gjykatës, si sekretaret gjyqësore, do të rezultojë në rritje të eficiencës së gjykatës dhe zgjidhjes më të shpejtë të çështjes. Këto çështje dhe masa të tjera të mundshme u diskutuan gjerësisht me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e KLGJ-së, me qëllim hartimin e një liste masash afatshkurtra dhe afatmesme që do të ndiqen nga KLGJ dhe/ose këshillat e gjykatave përkatëse. KLGJ dhe këshillat e gjykatave përkatëse duhet t'i japin jetë këtyre propozimeve dhe të ndjekin zbatueshmërinë e duhur dhe uniforme të tyre me qëllim arritjen e rezultateve të dëshiruara.


Adresa

EURALIUS V
Ministria e Drejtësisë,
Bulevardi Zogu I,
Tiranë, Shqipëri

+355 4 2240 333
+355 68 8046 000
info@euralius.eu

Lajme të Fundit

Kjo faqe u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e partnerëve zbatues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e Bashkimit Europian’  

Copyright © Euralius V - Powered by 2LWEB.AL