Më 19 - 20 Nëntor 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës organizuan dy ditë trajnim online për kancelarët në detyrë të zyrave të prokurorive mbi ‘Menaxhimi i Prokurorisë - Përgjegjësitë dhe bashkëpunimi midis drejtuesit të prokurorisë dhe kancelarit’. Gjatë ditës së parë të trajnimit u diskutuan tema mbi menaxhimin e zyrave të prokurorisë duke theksuar standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare në këtë drejtim. Ndërsa, ditën e dytë në fokus të diskutimeve ishte drejtuesi i prokurorisë dhe bashkëpunimi me kancelarin. Pjesëmarrësit sollën shembuj të detyrave të tyre të përditshme dhe diskutuan mundësitë për të rritur efikasitetin e punës duke përcaktuar më mirë përgjegjësitë e drejtuesit të prokurorisë dhe kancelarit në lidhje me administrimin e një zyre prokurorie. Për më tepër, ky trajnim shërbeu si panel i diskutimit të nevojave për trajnim fillestar dhe të vazhdueshëm për kancelarët e prokurorive dhe pasqyrimi i këtyre nevojave në modulet e programeve mësimore për kancelarët e prokurorive.