Më 27 Nëntor 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, PAMECA dhe Projektin Italian AICS / CSM organizuan një trajnim online mbi Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar. Trajnimi u ndoq nga rreth 25 gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Speciale të cilët diskutuan gjerësisht problemet e zbatimit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Ekspertët e EURALIUS prezantuan një përmbledhje të kornizës ligjore për Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar, duke u përqëndruar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane, EUROJUST, Rrjetit Gjyqësor Evropian dhe Prokurorit Publik Evropian. Trajnimi shërbeu jo vetëm për të shkëmbyer pikëpamje dhe përvojë praktike mbi zbatimin e Bashkëpunimit Gjyqësor Ndërkombëtar, por gjithashtu për të theksuar disa çështje që hasin gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë në punën e tyre të përditshme.