Më 15 Korrik 2021, EURALIUS organizoi një aktivitet për shpërndarjen e çertifikatave stafit të ILD-së të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në disa veprimtari të përbashkëta gjatë 2021. Drejtuesja e EURALIUS-it, Znj. Agnes Bernhard theksoi bashkëpunimin e frytshëm mes EURALIUS-it dhe ILD-së dhe shpërndau çertifikata për njohjen e meritave, për punonjësit e ILD-së të cilët janë angazhuar si trajnues në veprimtaritë e trajnimit të EURALIUS-it dhe atyre të cilët kanë dhënë kontributin e tyre si bashkë autor të Manualit mbi hetimet disiplinore.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani pohoi bashkëpunimin e frytshëm me EURALIUS-in dhe lëshoi një çertifikatë për njohje meritash ndaj ekspertes ndërkombëtare të EURALIUS-it, Anita Mihailova, e cila ka bashkëpunuar ngushtësisht me institucionin.