Trajnim mbi Risitë e Ligjit të Ndihmës Juridike

Trajnim mbi Risitë e Ligjit të Ndihmës Juridike

Print Email

Më 18 Mars 2021, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës përmbyllën ciklin e trajnimeve online me një trajnim përfundimtar mbi risitë e Ligjit për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti.
Ekspertët e EURALIUS, gjyqtari Thomas Traar dhe Dr. Arta Vorpsi dhe Znj. Ersida Sefa nga Shkolla e Magjistraturës, mbajtën një prezantim të institucioneve që ofrojnë ndihmë juridike, kriteret për dhënien e ndihmës juridike dhe standardet dhe praktikat ndërkombëtare. Trajnimi mori një qasje praktike dhe përfshiu prezantimin e Manualit të ri të Ndihmës Juridike të përgatitur me ndihmën e EURALIUS-it.

EURALIUS theksoi rëndësinë e krijimit të sistemit të ndihmës juridike në Shqipëri dhe të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Dhomës së Avokatëve, në mbështetje të aksesit në drejtësi për të gjithë, përmes një dispozite efektive të shërbimeve të ndihmës juridike.
Në trajnim morën pjesë më shumë se 30 gjyqtarë dhe përfaqësues të Drejtorisë së Ndihmës Ligjore Falas, të cilët morën pjesë aktivisht në diskutime. Në total, duke filluar nga viti 2018, më shumë se 200 gjyqtarë, avokatë si dhe stafi i Drejtorisë të Ndihmës Juridike Falas, kanë marrë pjesë në këto trajnime.


Adresa

EURALIUS V
Ministria e Drejtësisë,
Bulevardi Zogu I,
Tiranë, Shqipëri

+355 4 2240 333
+355 68 8046 000
info@euralius.eu

Lajme të Fundit

Kjo faqe u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e partnerëve zbatues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e Bashkimit Europian’  

Copyright © Euralius V - Powered by 2LWEB.AL

Save
Cookies user prefences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Read more
euralius.eu