Qysh nga viti 2005, Misionet e EURALIUS-it po mbështesin institucionet shqiptare për të përafruar sistemin e drejtësisë me standardet europiane. EURALIUS-i V do të përqendrohet në mbështetjen e institucioneve shqiptare për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vijim të reformave tërësore në drejtësi. EURALIUS-i V do ta zgjerojë asistencën e tij në pesë fusha të ndërhyrjes. Ekipi bërthamë i ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas bashkëpunon me përfituesit kryesorë të projektit, që janë: Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Gjykatat, Zyrat e Prokurorisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Shkolla e Magjistraturës, Komisioni i Monitorimit në Drejtësi, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve. Jeni të ftuar të vizitoni bibliotekën që pasurohet në vazhdimësi, ku publikohen shumë ligje të azhurnuar dhe ku ofrohen mjete të dobishme kërkimi për ju sipas ‘Standardeve Ndërkombëtare’.
Ministria e Drejtësisë dhe Parlamenti:
Përshtatja e ligjeve me të drejtën e Bashkimit Europian
Ngritja e një sistemi të ri të ndihmës juridike
Monitorimi i zbatimit të reformës në drejtësi
Rritja e kapaciteteve analitike, politikë-bërjes dhe legjislative
Zhvillimi dhe fuqizimi i sistemeve të menaxhimit të çështjeve përmirësimi i infrastrukturës së IT-së ngritja e një Qendre të Teknologjisë së Informacionit
Ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Vendosja e procedurave të bazuara në merita dhe transparente për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve
Rritja e standardeve për vlerësimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe anëtarëve të institucioneve të qeverisjes
Gjykatat dhe Zyrat e Prokurorive
Rritja e cilësisë së shërbimeve të dhëna nga zyrat e prokurorive dhe gjykatave
Shkurtimi i kohëzgjatjes së gjykimeve
Decentralizimi dhe ristrukturimi i zyrave të prokurorive
fuqizimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sistemet e IT-së në Institucionet e Drejtësisë:
Zhvillimi dhe fuqizimi i sistemeve të menaxhimit të çështjeve
Përmirësimi i infrastrukturës së IT-së
Ngritja e një Qendre të Teknologjisë së Informacionit
Capacity Building of Justice Officials/ Functioning of Chambers of Free Legal Professions:
strengthen the School of Magistrates to meet the expectations in view of a better functioning justice system
support the High Judicial Council and High Prosecutorial Council to train the court and prosecution office personnel
assist the National Chambers of Advocates, Notaries and Bailiffs to establish a democratic and transparent self-governance system
26
Long Term Experts
980
Outputs
10
Nationality of Experts
121
Events
Adresa
EURALIUS V Ministria e Drejtësisë, Bulevardi Zogu I, Tiranë, Shqipëri
EURALIUS mban këtë faqe zyrtare për të përmirësuar aksesin e publikut në informacionet që lidhen me aktivitetet e tij në mbështetje të konsolidimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri
Kjo faqe u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e partnerëve zbatues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e Bashkimit Europian’