Mirësevini në EURALIUS-in V .
Qysh nga viti 2005, Misionet e EURALIUS-it po mbështesin institucionet shqiptare për të përafruar sistemin e drejtësisë me standardet europiane. EURALIUS-i V do të përqendrohet në mbështetjen e institucioneve shqiptare për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vijim të reformave tërësore në drejtësi. EURALIUS-i V do ta zgjerojë asistencën e tij në pesë fusha të ndërhyrjes. Ekipi bërthamë i ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas bashkëpunon me përfituesit kryesorë të projektit, që janë: Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Gjykatat, Zyrat e Prokurorisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Shkolla e Magjistraturës, Komisioni i Monitorimit në Drejtësi, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve. Jeni të ftuar të vizitoni bibliotekën që pasurohet në vazhdimësi, ku publikohen shumë ligje të azhurnuar dhe ku ofrohen mjete të dobishme kërkimi për ju sipas ‘Standardeve Ndërkombëtare’.