Më 20 korrik 2018, EURALIUS-i V, në bashkëpunim me OBDAT-in, zhvilloi një seminar për të prezantuar planifikimin strategjik në sektorin e drejtësisë dhe planifikimin strategjik si një mjet menaxherial për Anëtarët nga jashtë profesionit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit ë Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Ekspertët e EURALIUS-it, në bashkëpunim me OPDAT-in, u prezantuan pjesëmarrësve Planin e Veprimit të Strategjisë Ndër-Sektoriale në Drejtësi 2017 - 2021 dhe treguesit kryesorë të zhvilluar për matjen e arritjeve të qëllimeve strategjike për të siguruar Mbështetjen Buxhetore të BE-së. Diskutimet me anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së u zhvilluan në lidhje me punën e Këshillave dhe pasaportën e treguesve. Përveç kësaj, ekspertët ndërkombëtarë të pranishëm ofruan këshilla për zhvillimin e planeve të veprimit në momentin që të dy këshillat bëhen funksionalë. Për më tepër, seminari ofroi një mundësi për të diskutuar idetë dhe propozimet për operacionet e IT-së në të ardhmen në fushën e drejtësisë.