Më 15 dhe 16 tetor 2019, EURALIUS organizoi një workshop për planin strategjik 5 vjeçar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Workshopi u mbaj në Vlorë me pjesëmarrjen e nëntë anëtarëve të KLP-së, Shefes së Kabinetit si dhe tre këshilltarëve ligjorë, të cilët morën pjesë aktive në diskutime.
Në fillim të këtij viti, EURALIUS organizoi një tjetër workshop mbi të njëjtën temë, ku misioni, vizioni dhe vlerat thelbësore u diskutuan dhe u përcaktuan nga anëtarët e KLP-së.
Gjatë eventit, ekspertët e EURALIUS mbajtën prezantime mbi komponentët kryesorë të strategjisë, ndërsa anëtarët dhe stafi i KLP-së diskutuan përmbajtjen e rezultateve të pritshme, objektivave dhe indikatorëve. Gjithashtu, anëtarët dhe stafi i KLP-së diskutuan mbi matricën e menaxhimit të riskut në lidhje me realizimin e strategjisë, dhe përmbajtjen e një plani veprimi tre mujor për vitin 2020.
Rezultati i këtij workshopi do të jetë një variant i rishikuar i strategjisë që do t’i paraqitet KLP-së për shtjellim dhe rishikim të mëtejshëm – përfshirë dhe reflektimin e kontributeve nga aktorët kryesorë pas një konsultimi publik - dhe miratimi përfundimtar i planit strategjik në muajt e ardhshëm.
Workshop për Planin Strategjik 5 vjeçar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP)
Tagged under