Me datë 21 shkurt 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe Projektin Italian AICS/CSM , organizuan sesionin trajnues me temë "Trafikimi i qenieve njerëzore, ligji dhe praktika kombëtare dhe ndërkombëtare". Në këtë trajnim morën pjesë gjyqtarë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit si dhe prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit.