Më 17 dhjetor 2019, EURALIUS i dhuroi Komentarin Elektronik Shkollës së Magjistraturës.
Komentari Elektronik është një platformë për praktikantët e ligjit dhe të gjithë të interesuarit që të kuptojnë dhe të njohin ligjet e Reformës në Drejtësi. Është konceptuar nga EURALIUS IV dhe zhvilluar më tej nga EURALIUS V duke u bazuar në modelet e komentarëve elektronikë të cilët përdoren tashmë nga vëndet anëtare të Bashkimit Europian. Komentari Elektronik aksesohet pa pagesë nga çdokush, nëpërmjet faqes së internetit të Shkollës së Magjistraturës.
Puna e bërë nga EURALIUS IV dhe V ishte një aktivitet pilot. Aktualisht janë 17 ligje të integruara në website-in e komentarit dhe 247 nene të (i) Ligji nr. 115/2016 “Mbi Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtëisë”; (ii) Ligji nr. 96/2016 “Mbi Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; (iii) Ligji nr. 37/2016 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur” dhe (iv) Ligji nr. 7491, datë 29 prill 1991 “Kodi i Procedurës Penale në Republikën e Shqipërisë” të komentuara.
Me nënshkrimin e marrveshjes së dhurimit Shkolla e Magjistraturës mori në dorëzim Komentarin Elektronik për ta mirëmbajtur dhe për ta zhvilluar më tej.
Komentari Elektronik është i aksesueshem këtu!