Më 27 Tetor 2020, EURALIUS V organizoi një event për gjyqtarët e interesuar për të aplikuar në Gjykatat e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të Shkallës së Parë dhe Apelit.
Folësit kryesorë ishin Eksperti Ndërkombëtar i EURALIUS, z. Rene van Veen, i ndjekur nga Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami dhe Kryetari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Z. Sandër Simoni.
Në këtë event morrën pjesë dy gjyqtarë të cilët tashmë kanë aplikuar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar të Shkallës së Parë. Gjatë eventit, ata ndanë përvojën e tyre me këtë proces. Paneli theksoi rëndësinë e të qenit gjyqtar i SPAK, si dhe sfidat dhe përfitimet që lidhen me këtë pozicion. Gjyqtarët nga juridiksioni i përgjithshëm, që morën pjesë në këtë event, diskutuan me panelin disa çështje në lidhje me procesin e aplikimit.
Afati i fundit i aplikimit përfundon më 30 tetor 2020.