Trajnim mbi metodologjinë e Auditimit të Brendshëm

Trajnim mbi metodologjinë e Auditimit të Brendshëm

Në datat 7 dhe 8 maj 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë po organizojnë një trajnim me përfaqësuesit e Njësisë së Auditimit të Brendshëm, Drejtorisë së Financave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Njësisë së Auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për metodologjinë e auditimit të brendshëm, planifikimin e auditimit, vlerësimin e risqeve, etj. Kjo është pjesa e parë e kursit të trajnimit, e cila do të pasohet nga tre trajnime të tjera për metodologjinë e auditimit të performancës, zbatimin e rekomandimeve të auditimit, si dhe auditimin e fondeve IPA.
Këto trajnime realizohen në kuadër të ndihmës që EURALIUS i jep Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve vartëse të saj për të përmirësuar cilësinë e veprimtarive të auditimit.
Këto trajnime do të mbahen në ambientet e sallës së konferencave të MD-së, duke marrë të gjitha masat paraprake, siç janë këshilluar nga Autoritetet Shqiptare.

Lexo më shumë...

Workshop – Kurrikula për Kancelarët e Prokurorive

Workshop – Kurrikula për Kancelarët e Prokurorive

Me datë 1 Maj 2020, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me EURALIUS organizoi një workshop online me Grupin e Punës për Hartimin e Kurrikulës për Kancelarët e Porkurorive. Ky ishte dhe takimi i parë i Grupit të Punës, që është i përbërë nga përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Shkolla e Magjistraturës, Prokurorë, Kancelarë Prokurorie dhe Ekspertë të EURALIUS. Grupi i Punës do të hartojë programin (kurrikulën) e trajnimit fillestar të kancelarëve të prokurorive. Kurrikula do të ndjekë modelin e kurrikulës tashmë të përfunuduar për trajnimin fillestar të kancelarëve të gjykatave. Gjatë këtij workshop-i të parë u diskutuan objektivat mësimorë për disa module dhe u ra dakord për planin e punës në vazhdim.

Lexo më shumë...

Ndërgjegjësim rreth Profesionit të Magjistratit

Ndërgjegjësim rreth Profesionit të Magjistratit

Më 30 Prill 2020, EURALIUS mori pjesë në një leksion online ‘Shkëmbimi i informacionit, aktivitetet e inteligjencës dhe skuadrat e përbashkëta hetuese: Roli i Shkollës Shqiptare të Magjsitraturës’, organizuar nga Jean Monnet Module, EU-Western Balkans Cooperation on Justice and Home Affairs (EUWEB), Universiteti i Salernos në Itali. Ekspertët e EURALIUS dhe përfaqësuesi i Shkollës së Magjistraturës (SHM) mbajtën prezantime rreth ‘Rolit të Shhkollës së Magjistraturës në kuadër të Reformës në Drejtësi në Shqipëri’ dhe patën mundësinë të rritnin ndërgjegjësimin e të pranishmëve për profesionin e magjistratit dhe t’i prezantonin ata me procedurat e aplikimit në SHM. Leksioni u ndoq nga 70 studentë dhe profesionistë të drejtësisë. 25 prej tyre ishin me origjinë shqiptare dhe si të tillë kandidatë potencialë për të aplikuar për në SHM.

Lexo më shumë...
Subscribe to this RSS feed

Adresa

EURALIUS V
Ministria e Drejtësisë,
Bulevardi Zogu I,
Tiranë, Shqipëri

+355 4 2240 333
+355 68 8046 000
info@euralius.eu

Lajme të Fundit

Kjo faqe u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e partnerëve zbatues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e Bashkimit Europian’  

Copyright © Euralius V - Powered by 2LWEB.AL

Save
Cookies user prefences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Read more
euralius.eu