Trajnimi "Smart Working"

Trajnimi "Smart Working"

Print Email

Më 20 korrik 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Projektin Italian AICS / CSM organizuan për stafin e Shkollës së Magjistraturës një trajnim në online me temë "Smart Working" (puna inteligjente). 

Puna inteligjente është një marrëveshje pune plotësisht fleksibël, me aftësinë për t'u përshtatur shpejt dhe në mënyrë inteligjente në situata të ndryshme. Mënyra se si ne po punojmë gjatë pandemisë na ka drejtuar drejt punës inteligjente por edhe planifikimit afatgjatë. Sipas sondazhit të bërë gjatë trajnimit, 54% e stafit të Shkollës së Magjistraturës konfirmuan që puna e tyre mund të kryhet shpesh nga shtëpia. (Shih rezultatet e anketës bashkëlidhur këtij postimi). Ky ishte trajnimi i parë për prezantimin e teknikave inteligjente të punës, ku u diskutuan me stafin e Shkollës së Magjistraturës përvojat e tyre mbi balancimin e jetës dhe punës si dhe u prezantuan praktikat më të mira të menaxhimit të ‘smart working’.


Adresa

EURALIUS V
Ministria e Drejtësisë,
Bulevardi Zogu I,
Tiranë, Shqipëri

+355 4 2240 333
+355 68 8046 000
info@euralius.eu

Lajme të Fundit

Kjo faqe u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e partnerëve zbatues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e Bashkimit Europian’  

Copyright © Euralius V - Powered by 2LWEB.AL

Save
Cookies user prefences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Read more
euralius.eu