Gjatë dy viteve të fundit, ekspertët e EURALIUS kanë asistuar Shkollën e Magjistraturës në procesin e rëndësishëm të rishikimit të kurrikulave të formimit fillestar.
Gjatë dy viteve të fundit, ekspertët e EURALIUS kanë asistuar Shkollën e Magjistraturës në procesin e rëndësishëm të rishikimit të kurrikulave të formimit fillestar.
Rishikimi i kurrikulave konsiderohet si një hap thelbësor në adresimin e sfidave që lidhen me numrin e rritur të kandidatëve magjistratë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe frytdhënës, Shkolla e Magjistraturës ka përpiluar për herë të parë që prej krijimit të saj, një listë kompetencash që duhet të kenë kandidatët magjistratë në përfundim të formimit fillestar. Kurrikula e vitit të parë është më miqësore për përdoruesit (kandidatët magjistrat dhe pedagogët/trajnerët) si dhe ofron fleksibilitet për të përballuar sfidat që lidhen me shtimin e numrit të kandidatëve magjistratë. Viti i dytë (praktika para-profesionale) është ridimensionuar tërësisht me qëllim që të jetë më e orientuar drejtë praktikës nëpërmjet heqjes së temës, rritjes së numrit të gjyqeve imituese, zgjatjes së periudhës së qëndrimit në praktikën para-profesionale në gjykata dhe prokurori si dhe riformatim i kurseve teorike.
Tagged under