Cermonia e ndarjes së certifikatave për nëpunësit civil gjyqësor
Në 12 Nëntor 2021, u zhvillua cermonia e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit në përfundim të ciklit të trajnimeve pilot për nëpunësit civil gjyqësor. Trajnimet pilot u zhvilluan gjatë periudhës midis 28 Shtator dhe 12 Nëntor 2021 dhe përfishjnë modulet si vijon: hyrje në administrim gjyqësor, etika, burimet njerëzore, ecuria e rrjedhës së çështjes, financë dhe buxhet, marrëdhënie me publikun dhe shkrim dhe arsyetim ligjor. Kurrikulat u hartuan nga KLGJ me asistencën e projektit EURALIUS dhe EWMI-INL, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit të administratës gjyqësore. Në total 64 nëpunës civil gjyqësor, të profileve të ndryshme, morën pjesë aktivisht në këto trajnime.