Trajnim mbi Komunikimin Publik dhe Rrjetet Sociale

Trajnim mbi Komunikimin Publik dhe Rrjetet Sociale

Më 4 Nëntor 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Projektin Italian AICS / CSM organizoi një trajnim online për stafin administrativ të Shkollës së Magjistraturës për Komunikimin Publik dhe Rrjetet Sociale. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit treguan interes të lartë për temën dhe morën pjesë në diskutim duke kontribuar në zgjidhjen e çështjeve praktike. Trajnimi u ndoq nga i gjithë stafi administrativ i Shkollës së Magjistraturës. Ky është trajnimi i tretë i ofruar në kuadër të rritjes së kapaciteteve të stafit administrativ të Shkollës së Magjistraturës.

Lexo më shumë...
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kryen seancen e parë dëgjimore në distancë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kryen seancen e parë dëgjimore në distancë

Përhapja e COVID-19 ka shkaktuar sfida të mëdha për funksionimin në çdo aspekt të shoqërisë. Një fushë, në të cilën ndikimet janë ndier qartazi është në proceset gjyqësore në Shqipëri.
EURALIUS, ka reaguar ndaj sfidave të paprecedenta të shkaktuara nga pandemia, duke promovuar dhe duke ofruar pajisjet dhe udhëzimet e nevojshme për seancat gjyqësore në distancë.

Me 7 dhjetor 2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kreu seancën e parë dëgjimore në distancë duke përdorur teknologjinë dhe ndihmën e ofruar nga EURALIUS. Dymbëdhjetë gjyqtarë, të cilët kanë shprehur interesin për të kryer seanca dëgjimore në distancë, si dhe tridhjetë sekretarë gjyqësorë janë trajnuar nga EURALIUS për përdorimin e kësaj teknologjie.

Të gjitha gjykatat në Shqipëri janë inkurajuar të përdorin seancat dëgjimore në distancë, kur është e mundur. Organizimi i seancave dëgjimore në distancë gjatë pandemisë së COVID-19 është veçanërisht e rëndësishme për të ruajtur shtetin e së drejtës dhe aksesin në drejtësi, duke garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
Në këtë aspekt, EURALIUS po përgatit teknologjinë për t’i realizuar këto seanca dëgjimore në të gjitha gjykatat shqiptare.

Lexo më shumë...
Trajnim mbi gjykimin me marrëveshje

Trajnim mbi gjykimin me marrëveshje

Më 28 tetor, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, PAMECA dhe Projektin Italian AICS / CSM organizuan një trajnim online mbi gjykimin me marrëveshjen. Trajnimi u ndoq nga 20 gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Speciale të cilët diskutuan gjerësisht problemet e zbatimit të gjykimit me marrëveshje në praktikën gjyqësore.

EURALIUS paraqiti një përmbledhje të kornizës ligjore për gjykimin me marrëveshjen, kryesisht ndryshimet dhe ngjashmëritë e vendeve të BE me ata jasht Unionit, duke u përqëndruar më shumë në sistemin kroat dhe veçoritë e tij. Gjykimi me marrëveshjen sipas praktikës gjyqësore të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (neni 6), veçanërisht parimi i ligjshmërisë dhe pozicioni i viktimës u prezantuan nga Ekspertët e EURALIUS.

Trajnimi shërbeu jo vetëm për të shkëmbyer pikëpamje dhe përvojë praktike mbi zbatimin e gjykimit me marrëveshje, por gjithashtu shërbeu për të theksuar disa çështje që gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë hasin në punën e tyre të përditshme.

Lexo më shumë...
Trajnim mbi hetimin e pavarur dhe teknikat e hetimit

Trajnim mbi hetimin e pavarur dhe teknikat e hetimit

Më 22 Tetor 2020 EURALIUS në bashkëpunim me SoM, PAMECA dhe Projektin Italian AICS / CSM organizuan një trajnim online mbi hetimin e pavarur dhe teknikat e hetimit. Temat më të rëndësishme për që u diskutuar në këtë trajnim ishin hetimet proaktive, bashkëpunimi ndërkombëtar gjatë hetimit të krimeve transnacionale, përparësitë e përdorimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit, kompetenca e tyre dhe funksionimi në territoret e secilës palë. Një marrëveshje model për krijimin e Skuadrave të Përbashkëta Hetimore u nda gjithashtu me pjesëmarrësit. Ky trajnim shërbeu për të ndarë përvojën kombëtare dhe ndërkombëtare në kryerjen e hetimeve efikase dhe të pavarura duke aplikuar teknika të reja hetimi si dhe mjete e metodologji konkrete për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Trajnimi u ndoq nga 50 magjistratë.

Lexo më shumë...
Trajnim mbi Menaxhimin e Njohurive dhe Zhvillimin Organizativ

Trajnim mbi Menaxhimin e Njohurive dhe Zhvillimin Organizativ

Më 6 Tetor 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Projektin Italian AICS / CSM zhvilluan një trajnim për stafin administrativ të Shkollës së Magjistraturës për Menaxhimin e Njohurive dhe Zhvillimin Organizativ. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit treguan interes të lartë për temën dhe morën pjesë në diskutim duke kontribuar në zgjidhjen e çështjeve praktike për menaxhimin e një institucioni trajnues. Trajnimi u ndoq nga i gjithë stafi administrativ i Shkollës së Magjistraturës.

Lexo më shumë...
Retreat për kurrikulat e kancelarëve të prokurorisë - 16,17 dhe 18 shtator 2020

Retreat për kurrikulat e kancelarëve të prokurorisë - 16,17 dhe 18 shtator 2020

Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Euralius, organizoi Retreat-in 3 ditor për hartimin e kurrikulave për kancelarët e prokurorisë. Grupi i punës pati në përbërje të tij pedagogë dhe eskpertë të Shkollës, ekspertë të EURALIUS, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Drejtues të disa prokurorive dhe kancelarë në detyrë të prokurorive. Modulet që po përgatiten do t'i shërbejnë programit të formimit fillestar të kancelarëve dhe synojnë përçimin e njohurive dhe aftësive në përmbushjen me profesionalitet dhe efiçencë të detyrave dhe përgjegjësive të kancelarit në prokurori.

Lexo më shumë...
Trajnimi "Smart Working"

Trajnimi "Smart Working"

Më 20 korrik 2020, EURALIUS në bashkëpunim me Projektin Italian AICS / CSM organizuan për stafin e Shkollës së Magjistraturës një trajnim në online me temë "Smart Working" (puna inteligjente). 

Lexo më shumë...

Adresa

EURALIUS V
Ministria e Drejtësisë,
Bulevardi Zogu I,
Tiranë, Shqipëri

+355 4 2240 333
+355 68 8046 000
info@euralius.eu

Lajme të Fundit

Kjo faqe u krijua dhe mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi ekskluzive e partnerëve zbatues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e Bashkimit Europian’  

Copyright © Euralius V - Powered by 2LWEB.AL

Save
Cookies user prefences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Read more
euralius.eu