Trajnim mbi Inspektimet tematike dhe institucionale të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
EURALIUS dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) organizuan një trajnim dy ditor në Korçë në datat 20 dhe 21 Maj 2021 me fokus ngritjen e kapaciteteve dhe konsolidimin e institucionit. Në këtë trajnim morën gjithashtu pjesë përfaqësues të OPDAT.
Objekti i trajnimit ishte përpunimi i metodologjisë për inspektimet tematike dhe institucionale. Gjatë trajnimit u preznatuan dhe u diskutuan temat e mëposhtëme:
- Kuadri Ligjor për inspektimet tematike dhe institucionale të Gjykatave dhe Prokurorive
- Mësimet e nxjerra nga inspektimet e institucioneve të mëparëshme të inspektimit në Shqipëri
- Praktikat më të mira dhe standardet ndërkombëtare për inspektimet tematike dhe institucionale
- Propozime për fusha konkrete ku mund të kryhen inspektime tematike dhe institucionale