Trajnim mbi gjykimin me marrëveshje
Më 28 tetor, EURALIUS në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, PAMECA dhe Projektin Italian AICS / CSM organizuan një trajnim online mbi gjykimin me marrëveshjen. Trajnimi u ndoq nga 20 gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë Speciale të cilët diskutuan gjerësisht problemet e zbatimit të gjykimit me marrëveshje në praktikën gjyqësore.
EURALIUS paraqiti një përmbledhje të kornizës ligjore për gjykimin me marrëveshjen, kryesisht ndryshimet dhe ngjashmëritë e vendeve të BE me ata jasht Unionit, duke u përqëndruar më shumë në sistemin kroat dhe veçoritë e tij. Gjykimi me marrëveshjen sipas praktikës gjyqësore të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (neni 6), veçanërisht parimi i ligjshmërisë dhe pozicioni i viktimës u prezantuan nga Ekspertët e EURALIUS.
Trajnimi shërbeu jo vetëm për të shkëmbyer pikëpamje dhe përvojë praktike mbi zbatimin e gjykimit me marrëveshje, por gjithashtu shërbeu për të theksuar disa çështje që gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë hasin në punën e tyre të përditshme.